Momente ankthi për Franceska Rustemin! Moderatorja bllokohet në mes të detit dhe ndihmohet nga ekipet e emergjencës...

Franceska Murati via Instagram Story
Franceska Murati via Instagram Story

Franceska Rustemi ka përjetuar një situatë të pazakontë gjatë një shëtitjeje me anije, duke ndarë me ndjekësit momentet e tensionit përmes disa videove në rrjetet sociale.

Nga pamjet e publikuara, anija ku ndodhej moderatorja duket se ka hasur në një problem në mes të detit, ndërsa një mjet tjetër lundrues është afruar për t'i ofruar ndihmë. Në video shihet edhe momenti kur grupit i dorëzohet një bidon i verdhë, duke ngritur dyshime se anija mund të ketë mbetur pa karburant ose të ketë pësuar një defekt teknik.

Një tjetër moment që tërhoqi vëmendjen ishte kur Franceska Rustemi shfaqet duke mbajtur një sinjalizues me dritë të kuqe, i ngjashëm me një flakadan detar, i përdorur për të sinjalizuar pozicionin në situata emergjente.

Krahas pamjeve, moderatorja shkroi:

“Shenja ime që të filloj të besoj në syrin e keq, sepse kjo më ndodhi në një ditë të zakonshme gushti.”

Megjithëse nuk dha më shumë detaje për shkakun e incidentit, nga materialet e publikuara kuptohet se grupi mori ndihmën e nevojshme dhe situata u zgjidh pa pasoja serioze. Për momentin, nuk ka informacione zyrtare mbi arsyen e bllokimit të anijes.