Miri ia kthen Rogertit me dy kunja të forta: “Rron shqiponja në majë të malit…”

Miri ia kthen Rogertit me dy kunja të forta: “Rron shqiponja në majë të malit…”

Pas ironisë së Rogert Sterkajt ndaj Mirit, në qendër të vëmendjes është rikthyer shkëmbimi i batutave mes tyre, i cili nisi pas publikimit të fotos me mbishkrimin “I’m private property of Seline Bollati”.

Gjithçka nisi pas bujës që shkaktoi maica e Brikenës me dedikimin për Mateo Borrin, të cilën Rogerti e përdori si shkas për të ironizuar Miri dhe raportin e tij me Seline Bollatin.

Por Miri nuk ka qëndruar në heshtje. Ai ka publikuar dy InstaStory radhazi në profilin e tij zyrtar, duke iu përgjigjur me të njëjtën monedhë dhe me shprehje plot ironi.

Në postimin e parë, Miri shfaqet me një pamje serioze, ndërsa krahas fotos ka shkruar një shprehje popullore me nota thumbuese:

“S’ke ç’i bën, si është ajo shprehja: Rron shqiponja në majë të malit, rron dhe miza në b*thë të kalit!”**

Armir Shahini via Instagram Story

Ndërsa në Story-n e dytë, ai ka publikuar një tjetër selfie, të shoqëruar me një mesazh po aq ironik:

“Gjithë jetën pilaf me miza do hash!”

Me këto dy postime, Miri i është përgjigjur thumbave të Rogertit, duke e çuar më tej shkëmbimin e batutave që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

Mbetet për t’u parë nëse Rogerti do të reagojë sërish dhe nëse kjo përplasje virtuale do të vijojë me të tjera kunja mes tyre.