Fero thyen heshtjen për BBVK 5, zbulon nëse do të hyjë në shtëpinë e famshme...

Fero Fera via Instagram
Fero Fera via Instagram

Reperi Fero ka reaguar për herë të parë lidhur me zërat që e kanë përfshirë në listën e personazheve të përfolur për “Big Brother VIP Kosova 5”. Përmes një deklarate të drejtpërdrejtë, ai ka mohuar mundësinë e pjesëmarrjes në edicionin e ri të reality show-t.

Në një postim në Instagram Story, reperi u është drejtuar ndjekësve që kanë hasur lajme për hyrjen e tij të mundshme në shtëpinë më të famshme në Kosovë, duke i cilësuar këto raportime si dezinformime.

“Shoh ca dezinformime se do jem pjesë e formatit Big Brother të Kosovës. Nuk do të jem”, ka shkruar Fero, duke hedhur poshtë aludimet që kanë qarkulluar ditët e fundit.

Fero Fera via Instagram Story

Emri i reperit ishte përmendur mes disa personazheve të tjerë që dyshohej se mund të bëheshin pjesë e BBVK 5. Megjithatë, me këtë reagim, ai ka sqaruar se nuk do të jetë pjesë e garës këtë sezon.

Ndërkohë, “Big Brother VIP Kosova 5” pritet të nisë më 30 tetor, ndërsa interesi i publikut po rritet gjithnjë e më shumë për emrat që do të përfshihen në këtë edicion.

Tashmë, mbetet të shihet se cilët personazhe do të konfirmohen zyrtarisht si banorë të rinj të shtëpisë, teksa emrat e përfolur vazhdojnë të ngjallin diskutime në rrjetet sociale.