“Ky është mashkulli im!”/ Adrola Dushi shpreh gjithë dashurinë për Capital T...

Adrola Dushi via Instagram
Adrola Dushi via Instagram

Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi nuk i ka kursyer fjalët e dashurisë dhe mbështetjes për partnerin e saj, reperin Capital T, emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi.

Përmes një postimi në Instagram, modelja ka shprehur krenarinë për partnerin, pas vendimit të tij për të ndërprerë përkohësisht koncertet gjatë këtij viti.

Pak më herët, reperi kishte ndarë me ndjekësit një mesazh të gjatë, përmes të cilit njoftoi se do të bëjë një pauzë nga skena muzikore. Sipas tij, kjo shkëputje është e nevojshme si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal.

Artisti bëri të ditur se “Wine & Stories of Berat” do të jetë përjashtimi i vetëm nga ky vendim, duke mbetur koncerti i tij i vetëm për këtë vit.

Në reflektimin e tij, Capital T kujtoi gjithashtu rrugëtimin 20-vjeçar në muzikë, ndërsa u ndal edhe te realiteti që po kalon shoqëria, duke theksuar se muzika dhe festa nuk mund të shkëputen plotësisht nga ajo që ndodh përreth nesh.

Vendimi i reperit mori menjëherë mbështetjen e Adrolës, e cila ripostoi deklaratën e tij në InstaStory, duke e shoqëruar me një mesazh të shkurtër, por plot ndjenjë.

“Ky është mashkulli im. Jam shumë krenare!”, shkroi modelja.

Me këtë dedikim publik, Adrola Dushi tregoi edhe një herë mbështetjen për partnerin e saj, duke e përkrahur në një vendim të rëndësishëm për karrierën dhe jetën personale të artistit.