Fitorja e Mimoza Ahmetit në “Ferma VIP 3” u komentua gjerësisht, por jo vetëm për triumfin e saj. Vëmendjen e publikut e tërhoqi edhe fakti që shkrimtarja dhe poetja reagoi me shumë qetësi në momentin kur u shpall fituese.
Ndryshe nga festimet e zakonshme që shoqërojnë fituesit e reality show-ve, Mimoza Ahmeti zgjodhi të buzëqeshte lehtë, pa emocione të ekzagjeruara, duke lënë shumë ndjekës të pyesnin se çfarë fshihej pas këtij reagimi.
Së fundmi, gjatë një video live në Instagram, fituesja e Ferma VIP 3 sqaroi arsyen e vërtetë të këtij qëndrimi.
“Po sepse kur një fiton, shokët mërziten dhe kjo të fton fare. Doja të bëja një gjë që të kënaqeshin të gjithë, të ishin dhe ata të lumtur për fitoren time.”
Ajo tregoi se në ato momente dëgjonte edhe thirrjet e mbështetësve për finalistët e tjerë.
“Madje aty anash disa bërtisnin për Visin, ca bërtisnin për Sonin, për Ilirin sikur nuk bërtiste njeri.”
Me këtë shpjegim, Mimoza Ahmeti la të kuptohet se zgjodhi të mos e shfaqte fitoren me eufori, nga respekti për konkurrentët e tjerë dhe për emocionet që ata mund të përjetonin në atë moment.
Reagimi i saj është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë vlerësuar për qetësinë dhe mënyrën e veçantë me të cilën përjetoi triumfin në Ferma VIP 3.




