Selin Bollati ka bërë kuriozë ndjekësit pasi publikoi një InstaStory ku shfaqej me një telefon që nuk i përkiste, duke nxitur menjëherë pyetje dhe komente.
Me humor, ajo shkroi:
“Kam në duar një telefon që nuk është i imi… Kështu që mos më pyesni a je mirë.”

Selin Bollati via Instagram Story
Postimi u shoqërua edhe me një mesazh nga një mik i saj, duke e bërë situatën edhe më komike dhe duke shtuar kuriozitetin e ndjekësve.
Pak më vonë, Selini vendosi të sqarojë gjithçka me një tjetër InstaStory, duke zbuluar se telefoni nuk kishte asnjë histori misterioze pas tij.
“Telefoni ishte i lokalit ku po konsumoja kafen. E rëndësishme është që ia ktheva,” shkroi ajo me humor.

Selin Bollati via Instagram Story
Me këtë sqarim, Selin Bollati i dha fund aludimeve, duke treguar se bëhej fjalë thjesht për një keqkuptim të vogël, që përfundoi me të qeshura.




