Xheneta kritikon ashpër Julianën Nurën për foshnjën: “Ky është egoizëm, ka gabuar”

Xheneta kritikon ashpër Julianën Nurën për foshnjën: “Ky është egoizëm, ka gabuar”

Vendimi i Juliana Nurës për t’u bërë nënë përmes fekondimit in vitro si prind i vetëm ka vijuar të ngjallë reagime të shumta në rrjetet sociale.

Së fundmi ka reaguar edhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, e cila u shpreh se nuk e mbështet këtë zgjedhje, edhe pse theksoi se çdo person ka të drejtë të vendosë për jetën e tij.

Në reagimin e saj, Xheneta tha se, sipas saj, nuk duhet të shihet prindërimi si matës i suksesit të një gruaje.

“Nuk jam kundër që një njeri ta jetojë jetën si të dojë, e ka të drejtën e botës, por jam kundër që të mendosh vetëm për veten. Pse i ke bërë 30 e ca vjet dhe mendon që suksesi i femrës është vetëm me u bë prind, është shumë gabim,” u shpreh ajo.

Më tej, Xheneta argumentoi se, sipas bindjes së saj, një fëmijë duhet të ketë mundësinë të dijë kush është babai i tij.

“Për mendimin tim je shumë egoiste që sjell në jetë dy engjëj që janë të pafajshëm dhe nuk munden kurrë në jetën e vet ta dinë se kush është babai. Atë ndjenjën e babait nuk mund t’ia plotësosh,” deklaroi ajo.

Në fund të reagimit, Xheneta theksoi se gjithmonë e ka vlerësuar Juliana Nurën si një grua të fortë, por shtoi se këtë herë, sipas saj, ajo ka marrë një vendim të gabuar.

Deklaratat e Xheneta Fetahut kanë nxitur debat në rrjet, me ndjekës që kanë shprehur mendime të ndryshme mbi zgjedhjen e Juliana Nurës për t’u bërë nënë si prind i vetëm.