Jul Deda “godet” sërish Brikenën edhe në dasmë: “Kujdes çfarë nxjerr nga goja…”

“Big Brother Vip” - Top Channel
“Big Brother Vip” - Top Channel

Dasma e shumëpërfolur mes Brikenës dhe Mateos në “Big Brother VIP Albania” solli momente romantike dhe emocione, por nuk kaloi pa komente edhe nga jashtë shtëpisë.

Aktori Jul Deda, i njohur për reagimet e tij të drejtpërdrejta mbi zhvillimet e këtij edicioni, nuk ka humbur rastin për të lëshuar një thumb ironik.

Përmes një postimi në InstaStory, ai shkroi:

“Në Big Brother, kurrë mos thuaj kurrë, gjithçka mund të ndodhë. Prandaj duhet shumë kujdes çfarë nxjerr nga goja, pastaj gjykohesh.”

Jul Deda via Instagram Story

Ky koment vjen si një rikujtesë për një deklaratë të mëhershme të Brikenës, e cila në fillimet e spektaklit kishte thënë me bindje se mes saj dhe Mateos nuk do të kishte asgjë.

Ky moment ka ndezur sërish diskutimet në rrjet, duke rikthyer në vëmendje sa shpejt mund të ndryshojnë dinamikat brenda një reality show.