Jo Egli?! – Dora misterioze në videon e Gjestit ndez dyshimet për një ish-banore të BBV...

Gjesti via Instagram
Gjesti via Instagram

Këngëtari Gjesti ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas publikimit të një fragmenti nga projekti i tij i ri muzikor në Instagram.

Ajo që ka ndezur menjëherë kuriozitetin e ndjekësve është prania e një dore femërore në video, një detaj i vogël që ka hapur shumë diskutime mbi jetën personale të artistit.

Në rrjet, fansat kanë nisur të aludojnë për identitetin e saj, duke përmendur emra si Egli Tako dhe Xheneta Fetahu, të dyja të lidhura më parë me këngëtarin.

Ndërkohë, Xheneta Fetahu ka reaguar gjatë një lidhjeje telefonike në emisionin “E Diell”, ku është distancuar nga këto spekulime. Ajo u shpreh se nuk ka asnjë lidhje romantike aktuale me Gjestin, duke theksuar se thashethemet janë bërë tashmë pjesë e zakonshme e realitetit për të.

Instagram Reel
DX4cbrksIcR

Edhe pse videoja ka shtuar misterin dhe kureshtjen, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për identitetin e vajzës në pamje, duke i lënë fansat të vazhdojnë me hamendësimet.