E ftuar në emisionin Shqipëria Live, Zhaklin Lekatari ka ndarë mendimet e saj mbi dinamikat dhe personazhet e Big Brother VIP.
Gjatë intervistës, ajo u ndal veçanërisht te Rogerti, duke analizuar mënyrën se si sjelljet e tij perceptohen nga publiku. Sipas saj, interpretimi i reagimeve të tij ndryshon në varësi të këndvështrimit individual, kulturës dhe faktorëve të tjerë socialë.
“Mua ai gëzimi i Rogertit, si janë perceptimet njerëzore, janë shumë të ndryshme dhe kjo varet nga botëkuptimi që ne kemi, por varet edhe nga gjinia, por edhe nga konteksti kulturor që ne kemi,” u shpreh ajo.
Më tej, Zhaklina u shpreh se disa nga sjelljet e tij i duken të tejkaluara dhe sugjeroi se ai mund të ketë nevojë për më shumë mbështetje emocionale dhe mirëkuptim.
“Mua m’u duk që sa herë që Rogerti ka këto sjellje delirante, përtej kufijve, më duket sikur ai ka probleme me shëndetin mendor dhe ka nevojë për mbështetje emocionale të vazhdueshme dhe për shumë dashuri,” u shpreh Zhaklina.
Komentet e saj kanë ngjallur diskutime në rrjet, duke rikthyer vëmendjen te sjelljet e banorëve dhe mënyra se si ato interpretohen nga publiku jashtë shtëpisë.




