Edhe pse kanë mbetur ende disa muaj deri në nisjen e “Big Brother VIP Kosova 5”, tashmë kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë të personazheve që mund t’i bashkohen edicionit të ri.
Mes emrave që po përfliten janë këngëtarja Vjollca Haxhiu dhe Kaltrina, e cila është bërë e njohur në publik edhe si “profesorja”, duke tërhequr vëmendje me paraqitjen dhe imazhin e saj.
Bëhet fjalë për dy profile mjaft të ndryshme, të cilat, nëse do të bëhen pjesë e formatit, mund të sjellin dinamika dhe përplasje interesante në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Vjollca Haxhiu është prej vitesh një emër i njohur në skenën muzikore shqiptare, ndërsa Kaltrina ka fituar një vëmendje të konsiderueshme edhe përmes rrjeteve sociale.
Megjithatë, deri tani bëhet fjalë vetëm për aludime. Nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga produksioni se Vjollca Haxhiu apo Kaltrina do të jenë pjesë e kastit të “BB VIP Kosova 5”.
Edicioni i katërt i reality show-t përfundoi në fund të shkurtit 2026, ndërsa tashmë kurioziteti për sezonin e ri sa vjen e rritet.
Nëse këto raportime rezultojnë të sakta, Vjollca dhe Kaltrina mund të jenë ndër personazhet që do të tërheqin vëmendjen që në ditët e para.
A do t’i shohim të dyja brenda shtëpisë së “BB VIP Kosova 5”? Për momentin, mbetet një mister.




