Kostana Morava: “Dea Mishel nuk më përfaqëson, as vajzat e tjera të njohura”

Kostana Morava: “Dea Mishel nuk më përfaqëson, as vajzat e tjera të njohura”

Gazetarja Kostana Morava ka folur hapur për qëndrimet e saj publike dhe politike gjatë një interviste në emisionin “Më prit të dielën”, të moderuar nga Ermal Peçi.

Gjatë rubrikave dhe sfidave të programit, Morava u pyet për disa prej personazheve të njohura, mes tyre edhe Dea Mishel, si dhe për përfshirjen e saj dhe figurave të tjera publike në protestat e “Flamingo”.

E pyetur nëse ndihet e përfaqësuar prej tyre, Kostana u shpreh qartë se nuk e sheh veten të përfaqësuar nga këto figura.

“As nuk jam përfaqësuar, as do të përfaqësohem ndonjëherë, as nga ajo, as nga vajzat e tjera të njohura. Absolutisht, fare. S’më lidh asgjë me botën e tyre, me njerëzit që flasin aty. Qëndrimet e mia politike janë më radikale dhe më të sinqerta”, deklaroi ajo.

Më tej, gazetarja foli edhe për presionin ndaj personazheve publike për t’iu bashkuar protestave, duke e cilësuar këtë praktikë si problematike.

“Nuk është normale. Mua s’më detyron njeri të dal në protestë, t’u bashkohem atyre. Është e dhunshme. Kjo që bëjnë dhe që kërkojnë është dhunë emocionale”, u shpreh Morava.

Deklaratat e saj vijnë në një moment kur përfshirja e figurave publike në protesta dhe qëndrimet e tyre mbi çështjet politike kanë shkaktuar diskutime të shumta në rrjetet sociale dhe në hapësirën publike.