Influencerja Sara Hoxha ka reaguar në rrjetet sociale pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës në Tiranë, por mënyra se si zgjodhi të përcillte mesazhin e saj ka ngjallur kritika dhe reagime të shumta nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
Përmes një fotografie të publikuar në Instagram Story, Sara shfaqet duke kryer ushtrime fizike, në një pozicion me kokë poshtë dhe e mbështetur pas murit. Krahas imazhit, ajo ka ndarë edhe një mesazh lidhur me situatën e krijuar gjatë protestës.
“Po mundohem ta qartësoj mendjen, por gjithçka për të cilën mund të mendoj është… ishalla nuk lëndohet më njeri”, ka shkruar influencerja, duke e shoqëruar postimin me një zemër të thyer.

Sara Hoxha via Instagram Story
Megjithatë, reagimi i saj nuk është pritur njësoj nga të gjithë. Në platformën X, disa përdorues kanë shpërndarë fotografinë e Sarës, duke kritikuar mënyrën se si ajo zgjodhi të shprehte shqetësimin për zhvillimet në kryeqytet.
“Si mund të jetë një njeri kaq i shkëputur nga realiteti? Kaq i paditur? Më mirë mos fol fare sesa të nxjerrësh broçkulla nga goja”, ka shkruar një prej përdoruesve.

Një tjetër komentues ka përdorur gjuhë fyese ndaj influencers, duke shkuar edhe më tej me një koment të ashpër për ushtrimet fizike që ajo po kryente në fotografi.

Kështu, postimi i Sara Hoxhës është kthyer në objekt debati në rrjetet sociale. Ndërsa ajo shprehu shqetësimin që të mos ketë persona të tjerë të lënduar gjatë protestës, disa përdorues e kritikuan mënyrën e përcjelljes së këtij mesazhi.
Deri më tani, Sara Hoxha nuk ka reaguar më tej ndaj komenteve dhe kritikave që pasuan publikimin e saj.




