Protestat në Tiranë tronditin edhe Kiara Titon, moderatorja publikon pamje nga vendngjarja...

Kiara Tito via Instagram
Kiara Tito via Instagram

Kiara Tito ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas publikimit të disa pamjeve nga protesta e studentëve në Tiranë, e cila është shoqëruar me tensione dhe incidente.

Përmes një postimi në Instagram, moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj një video ku shfaqen momente nga zhvillimet në kryeqytet. Në pamjet e publikuara duken qytetarë të shumtë të mbledhur në rrugë, sende të shpërndara në tokë, si dhe një strukturë e përfshirë nga flakët.

Kiara ka zgjedhur t’i shoqërojë videot me emoji që simbolizojnë lutjen, pa shtuar ndonjë koment apo deklaratë të drejtpërdrejtë për atë që po ndodh.

Kiara Tito via Instagram Story

Publikimi i saj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, ndërsa përmes këtyre pamjeve moderatorja ka përcjellë momente nga situata e tensionuar gjatë protestave në Tiranë.

Deri më tani, Kiara nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me qëndrimin e saj për protestën.