Një moment i veçantë ka ndodhur në “Ferma VIP”, ku në qendër të vëmendjes kësaj here ishte Mimoza Ahmeti.
Poetja u surprizua nga një mesazh i ardhur nga qielli përmes një droni, ndërsa ajo që habiti më shumë banorët ishte dërguesja: reperja e njohur Tayna.
Ky gjest erdhi si një formë mbështetjeje për Mozën, e cila gjatë qëndrimit në fermë ka treguar një energji ndryshe, më të gjallë dhe rinore. Ajo është bërë shpesh virale duke kënduar këngët e Taynës, duke sjellë momente argëtuese si për banorët, ashtu edhe për publikun.
Surpriza e ka gëzuar shumë Mimozën, ndërsa ka krijuar një atmosferë pozitive edhe mes fermerëve të tjerë, të cilët e kanë përgëzuar për këtë vëmendje të veçantë.




