Pas afrimitetit me Indrin, familjarët e Vanesës reagojnë në heshtje në rrjete sociale...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Marrëdhënia mes Vanesës dhe Indrit në “Ferma VIP” vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, me pamje të shumta që i tregojnë ata të afërt dhe emocionalë, duke marrë mbështetje të madhe nga publiku.

Megjithatë, ndërsa ndjekësit po e përkrahin këtë romancë, një detaj ka tërhequr vëmendjen: mungesa e çdo reagimi nga familjarët e Vanesës në rrjetet sociale.

Llogaria e saj zyrtare në Instagram, e menaxhuar nga familja gjatë qëndrimit në fermë, nuk përmban asnjë postim apo shpërndarje që lidhet me Indrin. Përkundrazi, aty publikohen vetëm momente ku Vanesa shfaqet e vetme ose në situata që nuk përfshijnë afrimitetin e saj me të.

Kjo qasje është interpretuar nga ndjekësit si një qëndrim i rezervuar, apo edhe kundërshtues, ndaj kësaj lidhjeje të re. Heshtja e tyre duket si një sinjal i qartë se familjarët nuk e mbështesin këtë raport, të paktën për momentin.

Duke marrë parasysh edhe faktin që Vanesa ka përmendur më herët një lidhje të lënë pezull jashtë formatit, ky reagim i familjes vetëm sa shton pikëpyetjet mbi situatën e saj personale.

Tani mbetet për t’u parë si do të zhvillohen gjërat dhe si do ta përjetojë vetë Vanesa këtë qëndrim të familjarëve pasi të dalë nga “Ferma VIP”.