Skandali mes këngëtarit Gjesti dhe shtëpisë diskografike ONIMA po merr përmasa të reja dramatike në showbiz-in shqiptar. Pas incidentit të rëndë në zyrat e kompanisë, ku Gjesti dyshohet të ketë hyrë i armatosur, disa artistë i dolën hapur në mbrojtje, duke shprehur pakënaqësi ndaj menaxhmentit ose përvojave të kaluara.
Megjithatë, pronari i ONIMA-s, Erkand Shabani, ka reaguar ligjërisht ndaj kësaj mbështetjeje. Përmes një deklarate në rrjetet sociale, ai njoftoi se ka denoncuar disa prej figurave publike që u vunë pro Gjestit, duke argumentuar se po relativizojnë krimin dhe po frymëzojnë dhunën përmes shpifjeve.
Në listën e artistëve të denoncuar përfshihen emra të njohur si:
Zanfina Ismajli
Tayna
Yll Limani
Vesa Luma
Xheneta Fetahu
G Bani
Pleurat Zeksylaj
Oriola Marashi
Besa Kokëdhima

Erkand Shabani via Instagram Story
Shabani paralajmëroi gjithashtu se këto postime do të përdoren si prova zyrtare në dosjen hetimore, për të treguar rrezikshmërinë e situatës dhe përpjekjet e mundshme për të ushtruar presion mbi trupin gjykues apo për të detyruar ONIMA-n drejt një marrëveshjeje.





