Sfida e kulturës së përgjithshme në Big Brother VIP Albania dhe gafat e shumta të banorëve kanë pushtuar rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga temat më të komentuara të momentit. Reagimeve dhe humorit që ka shpërthyer online nuk i ka shpëtuar as fituesi i edicionit të dytë të këtij reality show, Luiz Ejlli.
Këngëtari ka publikuar në Instastory një video me nota humori, ku ironizon situatat e krijuara gjatë testit të njohurive në shtëpi. Në këtë video, bashkëshortja e tij, Kiara Tito, merr rolin e “Vëllait të Madh” duke bërë pyetje, ndërsa Luizi jep përgjigje plot sarkazëm dhe humor.
Luiz Ejlli via Instagram Story
Videoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar të qeshura te ndjekësit, të cilët e kanë parë si një mënyrë argëtuese për të komentuar gafat që kanë ndodhur së fundmi në Big Brother VIP Albania.





