Me nisjen e sezonit të ri televiziv, Sara Hoxha ka marrë një surprizë të veçantë, të cilën ka vendosur ta ndajë edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Producentja ka publikuar në Instagram një fotografi të një buqete të madhe me lule, të realizuar me një kombinim elegant orkidesh dhe lulesh në nuanca të bardha, rozë dhe pjeshkë.

Sara Hoxha via Instagram Story
Krahas imazhit, Sara ka shkruar shkurtimisht “Beautiful”, ndërsa ka etiketuar edhe biznesin që kishte realizuar kompozimin floral.
Surpriza vjen në një periudhë të rëndësishme për Top Channel, i cili ka nisur sezonin e ri me një programacion të pasur dhe projekte të reja që do të shoqërojnë publikun gjatë muajve në vijim.
Sara Hoxha, e cila prej vitesh është e angazhuar në produksionet televizive, nuk ka zbuluar se kush qëndron pas këtij gjesti apo nëse lulet janë shoqëruar me ndonjë mesazh të veçantë.
Megjithatë, producentja zgjodhi ta ndajë këtë surprizë të bukur me ndjekësit e saj, duke i dhënë një tjetër moment të veçantë ditëve të para të sezonit të ri televiziv.




