Selin Bollati në pritje të ëmbël? Fotoja që po trazon rrjetin...

Selin Bollati via Instagram
Selin Bollati via Instagram

Selin Bollati është kthyer në qendër të vëmendjes gjatë ditës së sotme, pasi në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një fotografi që ka nxitur aludime se fituesja e “Big Brother VIP Albania 5” është në pritje të ëmbël.

Gjithçka nisi nga një InstaStory e publikuar nga vetë Selin, ku ajo shfaqej pranë familjes së partnerit të saj, DJ Gimbo.

Megjithatë, fotografia që po bën xhiron e rrjetit nuk është origjinale.

Screenshot

Një version i manipuluar i imazhit e paraqet Selinin me bark të rrumbullakosur dhe me duart të vendosura mbi bark, duke krijuar përshtypjen se ajo është shtatzënë.

Në foton e vërtetë, të publikuar nga vetë Selin, këto elemente nuk ekzistojnë, çka tregon se imazhi është modifikuar për të nxitur spekulime dhe reagime në rrjet.

Deri në këtë moment, Selin Bollati nuk ka bërë asnjë njoftim apo konfirmim që të lërë të kuptohet se është në pritje të ëmbël.

Rasti është një tjetër shembull i mënyrës se si manipulimi i fotografive, shpesh edhe me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI), mund të përdoret për të krijuar lajme të rreme dhe për të përhapur pretendime të pabazuara në rrjetet sociale.