“Ja paske dediku Eglit” – Olsi Bylyku paralajmëron këngën “EX” dhe fansat nisin aludimet...

“Ja paske dediku Eglit” – Olsi Bylyku paralajmëron këngën “EX” dhe fansat nisin aludimet...

Olsi Bylyku ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paralajmërimin e projektit të tij më të ri muzikor, të titulluar “EX”, i cili ka ndezur menjëherë diskutimet në rrjet.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, këngëtari ndau një pjesë të këngës së re, ku dëgjohen vargje që shumë fansa i kanë interpretuar si një dedikim për ish-partneren e tij, Egli Tako.

Në fragmentin e publikuar dëgjohen vargjet:

“Ajo që kur u nda body 10/10, ajo ka ndrru krejt disponimin, ex-i ta heqte shkëlqimin…”

Pikërisht këto vargje kanë nxitur një valë komentesh, me shumë ndjekës që shkruajnë:

“Ja paske dediku Eglit.”

Megjithatë, Olsi Bylyku nuk ka konfirmuar se kënga lidhet me Egli Takon, ndaj interpretimet mbeten në nivel aludimesh nga publiku.

Kujtojmë se Olsi Bylyku dhe Egli Tako i dhanë fund lidhjes së tyre pesëvjeçare rreth tre vite më parë, një ndarje që u komentua gjerësisht në mediat rozë.

Edhe pas kalimit të kohës, historia e tyre vazhdon të zgjojë interes, ndaj çdo projekt i ri i artistit interpretohet shpesh nga fansat si një referencë ndaj marrëdhënies së dikurshme.

Mbetet për t’u parë nëse “EX” është vërtet një histori e frymëzuar nga e kaluara e këngëtarit apo thjesht një projekt artistik që ka lënë vend për interpretime.