Një nga momentet që ka surprizuar publikun gjatë finales së “Ferma VIP 3” ka qenë ndryshimi i vlerës së çmimit të madh.
Në nisje të këtij edicioni ishte bërë e ditur se fituesi do të shpërblehej me 200 mijë euro, një nga shifrat më të larta të ofruara në një reality show shqiptar.
Por gjatë finales, Arbana Osmani ka zbuluar se kjo shumë nuk do të jetë më e njëjtë.
Sipas njoftimit të bërë gjatë transmetimit live, çmimi përfundimtar ka zbritur në 129 mijë euro.
Ky ndryshim ka ardhur si pasojë e sfidave të humbura nga fermerët përgjatë javëve të garës. Përmes provave të ndryshme, banorët kishin mundësinë të mbronin fondin e çmimit, por dështimet kanë sjellë uljen graduale të shumës.
Kështu, finalisti që do të shpallet fitues i “Ferma VIP 3” do të largohet me çekun prej 129 mijë eurosh.
Tashmë vëmendja është te pesë finalistët dhe te vendimi i publikut për të zgjedhur fituesin e këtij edicioni.




