Një deklaratë e fortë nga Rene Refo ka ndezur rrjetin dhe ka vendosur në qendër të vëmendjes aktorin Laert Vasili.
Në finalen e sezonit të podcastit të saj Zero Fucks Given, Rene ndau një eksperiencë personale që, sipas saj, ndryshoi totalisht mënyrën si e shihte aktorin.
Ajo tregoi se përpara intervistës kishte një konsideratë të lartë për Laertin, duke e vlerësuar si artist dhe për lidhjen profesionale që ai kishte pasur ndër vite me nënën e saj, Julia Ilirjani.
Megjithatë, sipas rrëfimit të saj, situata ndryshoi menjëherë pas realizimit të intervistës.
Rene pretendoi se aktori i kishte dërguar një video me përmbajtje intime në telefon, gjë që e shtyu të ndërpriste çdo komunikim me të.
Edhe pse nuk dha detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen, ajo la të kuptohej natyra e videos me shprehjen:
“E kuptoni ju për çfarë video bëhet fjalë”.
Më tej, ajo tregoi se pas këtij episodi ka shmangur edhe eventet apo organizimet ku mund të ishte i pranishëm Laert Vasili, me qëllim që të evitonte çdo kontakt apo përballje me të.
Deklarata ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit po komentojnë gjerësisht situatën dhe raportin mes dy personazheve publikë.




