Mbrëmja e fundit në “Big Brother VIP Albania” solli jo vetëm eliminime, por edhe një përballje të papritur në studio mes Ledion Liço dhe Edisa.
Pas largimit nga shtëpia, Edisa u ul për intervistën e saj, por situata mori një kthesë ndryshe kur moderatori vendosi ta përballej me një deklaratë që ajo kishte bërë gjatë lojës.
Ish-banorja kishte aluduar se mes Brikena dhe Ledionit mund të kishte një pëlqim, një koment që kishte tërhequr vëmendje dhe diskutime në rrjet.
Për t’i dhënë fund këtyre thashethemeve, Ledioni reagoi drejtpërdrejt me një deklaratë të prerë, duke mohuar çdo insinuatë.
“Që ta dish ti dhe ndonjë tjetër, unë kam pëlqyer vetëm një bjonde në Big Brother dhe ajo nuk është konkurrente sezonale,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet qartë se nuk ka asnjë ndjenjë ndaj Brikenës.
Kjo përballje ka bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të spektaklit.




