Një video e publikuar nga Esmeralda, ish-konkurrente e “Për’puthen”, ka nxitur debat të gjerë në rrjetet sociale dhe ka sjellë një valë komentesh nga ndjekësit.
Në pamjet e ndara në profilin e saj, ajo shihet gjatë një vizite në varreza së bashku me të atin, ndërsa postimin e shoqëroi me mbishkrimin: “Erdhëm këtu me babin.”
@esmeavdo via TikTok
Megjithatë, diskutimet nuk u përqendruan te vizita, por te fakti që momenti u filmua dhe u publikua në rrjetet sociale. Në video, Esmeralda shfaqet duke pozuar para kamerës dhe më pas duke hedhur ujë mbi një varr.
Një pjesë e ndjekësve e cilësuan publikimin të papërshtatshëm, duke argumentuar se një moment kaq personal nuk duhej të shndërrohej në përmbajtje për rrjetet sociale. Të tjerë komentuan se videoja dukej më e fokusuar te paraqitja e saj sesa te akti i përkujtimit.
Pas reagimeve të shumta, Esmeralda vendosi të përgjigjej publikisht ndaj kritikëve me fjalët:
“Kur shoh në çfarë pike është injoranca e shqiptarit, them pse s’më ka marrë akoma.”

Screenshot
Postimi vijon të shkaktojë diskutime në rrjet, me komente të ndara mes atyre që e kritikojnë zgjedhjen e saj për ta publikuar videon dhe atyre që mbrojnë të drejtën e saj për të ndarë momente personale në rrjetet sociale.




