Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, ka folur për herë të parë për zërat që qarkulluan së fundmi rreth një konflikti të mundshëm mes saj dhe Gjestit.
E ftuar në “Top Arena”, Selin u përball me pyetjet e Brikenës, e cila e pyeti drejtpërdrejt për faktin që ajo dhe Gjesti nuk ndiqen në Instagram dhe nëse kjo lidhet me ndonjë hatërmbetje mes tyre.
Selin sqaroi se situata nuk ka të bëjë me asnjë debat apo prishje raporti, duke treguar se mes tyre ka pasur gjithmonë respekt.
“E vërteta është që unë dhe Gjesti kurrë s’kemi qenë ‘follow’ në Instagram dhe nuk mendoj që respektin mes dy palëve mund ta bëjë një ‘follow’ në Instagram”, tha ajo.
Ajo shtoi se marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë korrekte, sidomos në aspektin profesional, duke theksuar se publiku shpesh sheh vetëm atë që ndodh në rrjetet sociale.
“Kur kam qenë prezente në projektet e djemve, Gimbos dhe Gjestit, respekti ka qenë gjithmonë maksimal. Njerëzit nuk e dinë çfarë ndodh pas kuintave”, u shpreh Selin.
Me këtë deklaratë, ajo hodhi poshtë aludimet për një përplasje mes tyre dhe sqaroi se mungesa e një “follow” nuk është tregues i një konflikti.




