Përplasje kokë më kokë mes Ilir Shaqirit dhe DJ Bujakës! Ndërhyjnë fermerët e tjerë... (video)

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Situata mes Ilir Shaqiri dhe DJ Bujaka në “Ferma VIP” është përshkallëzuar ndjeshëm, duke krijuar një nga momentet më të tensionuara të këtij edicioni.

Debatet mes tyre nisën pas sfidës së fundit të imunitetit, ku DJ Bujaka u shpall fitues. Fitorja e tij u shoqërua me akuza nga disa fermerë, përfshirë Ilirin, i cili pretendoi se gjatë lojës ishte përdorur forcë e tepruar fizike.

Që prej asaj nate, raporti mes dy konkurrentëve është përkeqësuar vazhdimisht. Në pamjet e fundit të publikuara nga shtëpia, Iliri dhe Bujaka shihen duke debatuar me tone shumë të larta dhe me një gjuhë të ashpër ndaj njëri-tjetrit.

Tensioni ka arritur deri aty sa banorët e tjerë janë detyruar të ndërhyjnë për të shmangur një përplasje fizike. Në veçanti, Kostana Morava është parë duke u futur mes tyre për t’i larguar dhe për të qetësuar situatën.

Atmosfera në fermë është rënduar ndjeshëm pas këtij incidenti, ndërsa publiku pret të shohë nëse produksioni do të marrë masa apo do ta trajtojë situatën në spektaklin e ardhshëm “Prime”.