Akili trazon rrjetin me deklaratën për “Ferma VIP”: “E di skenarin, ja çfarë do t’i ndodhë Mozës”

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Ish-konkurrenti i “Ferma VIP”, Akili, ka rikthyer sërish vëmendjen mbi formatin me disa deklarata të forta që po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale. Pas komenteve të mëparshme për menaxhimin e rrjeteve sociale të Mimoza Ahmetit, ai këtë herë ka ngritur dyshime edhe për mënyrën se si zhvillohet loja brenda reality show-t.

Në reagimin e tij të fundit, Akili pretendon se ngjarjet në program janë të paracaktuara dhe se ai ka parë një plan të detajuar mbi zhvillimet deri në fund të spektaklit.

Sipas tij, edhe rrugëtimi i Mimoza Ahmetit në fermë është i parashikuar. Ai u shpreh se poetja mund të largohet nga gara përmes një sfide pak para finales, duke lënë të kuptohet se prezenca e saj po shërben për të mbajtur interesin dhe audiencën e publikut.

“E di krejt skenarin. Moza do të humbasë në një sfidë dhe do të largohet afër finales, sepse aktualisht i duhet programit për audiencë”, është shprehur ai ndër të tjera.

Deklarata ka ndezur menjëherë debat në rrjet, ku një pjesë e ndjekësve e kanë marrë me skepticizëm, ndërsa të tjerë kanë nisur të analizojnë dinamikat e fundit të spektaklit.

Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga produksioni lidhur me këto pretendime, ndërsa mbetet për t’u parë nëse deklaratat e Akilit do të rezultojnë të vërteta apo janë thjesht aludime pas largimit të tij nga gara.