Përplasen ashpër Miri dhe Mateo! Pritet zarfi i zi...

"Big Brother Vip" - Top Channel
"Big Brother Vip" - Top Channel

Mbrëmja e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është shoqëruar me tensione të forta, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë Miri dhe Mateo.

Pas përfundimit të Prime-t, mes tyre ka shpërthyer një debat i fortë, i cili sipas shumë reagimeve ka kaluar kufijtë e lojës, kryesisht nga ana e Mirit. Kjo situatë ka shkaktuar menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës po kërkojnë masa të rrepta nga produksioni.

Gjatë përballjes direkte, Miri ka përdorur tone kërcënuese ndaj Mateos, duke lënë të kuptohet se përplasja do të vazhdojë edhe jashtë shtëpisë. I pyetur nëse po e kërcënonte, ai nuk e mohoi, përkundrazi e përforcoi deklaratën, duke përdorur edhe gjuhë të rëndë që prekte familjarët.

“Jo ty, por kush të ka bërë ty dhe gjithë Shqipërinë.” “Do ta tregoj jashtë!”

Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë me shpejtësi në rrjet, duke sjellë reagime të forta dhe indinjatë nga publiku. Një pjesë e madhe e komentuesve po kërkon që ndaj tij të merret masa e ashtuquajtur “Zarf i Zi”, duke e konsideruar sjelljen si të papranueshme.

Reagimeve iu është bashkuar edhe Pleurat Menaxheri, i cili përmes një videoje në TikTok ka theksuar se situata ka tejkaluar çdo normë dhe ka bërë thirrje që produksioni të ndërhyjë menjëherë me masa ndëshkuese.