Rrugëtimi i Mirit në Big Brother VIP Albania po rezulton ndër më sfiduesit, pasi ai po përballet me presion të madh si nga banorët brenda shtëpisë, ashtu edhe nga figurat kryesore të spektaklit.
Ai ka pasur përplasje të vazhdueshme me moderatorin Ledion Liço, ndërsa kritikat më të forta dhe të shpeshta nga jashtë kanë ardhur nga opinionisti Arbër Hajdari. Ky i fundit e ka vendosur shpesh Mirin në qendër të vëmendjes, duke e kritikuar për çdo situatë, të madhe apo të vogël, pa u kursyer gjatë netëve të spektaklit.
Kjo situatë e tensionuar dhe vala e kritikave duket se e ka shtyrë Jul Dedën të reagojë publikisht. Përmes një postimi në InstaStory, aktori ka shprehur qartë qëndrimin e tij lidhur me atë që po ndodh me këtë banor, duke bërë një deklaratë që pritet të mos pritet mirë nga Arbër Hajdari.
“Pa dyshim, Miri është banori më i sulmuar në historinë e Big Brother-ave, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë”, u shpreh ai.

Jul Deda via Instagram Story




