Pas vendimit të Apelit, Jozi thyen heshtjen me një mesazh plot dritë...

Joz Marku via Instagram
Joz Marku via Instagram

Vetëm pak pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Jozefin Marku, i njohur si Jozi, ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh të veçantë.

Apeli vendosi të ndryshojë masën e sigurisë ndaj këngëtarit, duke e zëvendësuar “arrestin në shtëpi” me masën “detyrim paraqitje”.

Pas vendimit, Jozi publikoi në Instagram një fotografi, të cilën e shoqëroi me një mesazh optimist. Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt çështjen gjyqësore, fjalët e tij vijnë në një moment të rëndësishëm për të.

“Ka një diell që më shoqëron kudo… Ma ndriçon rrugën edhe atëherë kur përreth bëhet errësirë. Nuk më tregon vetëm ku të shkoj, por më kujton çdo ditë të mos ndalem së ndriçuari edhe vetë. Ju dua”, shkroi ai.

Joz Marku via Instagram Story

Jozefin Marku u ndalua në fillim të shtatorit, pas publikimit të pamjeve të incidentit me Eduard Kuçin. Më 9 shtator, Gjykata e Tiranës caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Tashmë, pas vendimit të Apelit, këngëtari do të vijojë të jetë nën masën “detyrim paraqitje”, ndërsa çështja do të vijojë rrugën e saj ligjore.