Edi Rama për Dua Lipën: “E dua shumë, por ajo nuk është Papa” – ja çfarë tha kryeministri...

Edi Rama për Dua Lipën: “E dua shumë, por ajo nuk është Papa” – ja çfarë tha kryeministri...

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat lidhur me projektin e zhvillimit dhe ruajtjes së mjedisit, duke iu referuar edhe qëndrimit të këngëtares shqiptare Dua Lipa.

I pyetur nëse përmendja e këngëtares mund të shihet si element propagandistik, Rama tha se Dua Lipa është krenare për protestën, ndërsa ai vetë shprehu admirimin që ka për të.

“Ajo është krenare për protestën, unë jam krenar për të. Është ideologji kur thua ose zhvillimi ose konservimi. Duas i pëlqen protesta, unë e dua shumë Duan”, u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri bëri një krahasim me Papën, duke sqaruar se respekti apo admirimi për një person nuk nënkupton domosdoshmërisht dakordësinë me çdo qëndrim të tij.

“Ajo është këngëtare, nuk është Papa. Më pëlqen Papa, por s’jam dakord me çdo gjë që thotë Papa”, tha ai.

Rama argumentoi se çështja nuk duhet parë si një zgjedhje mes zhvillimit dhe konservimit, pasi, sipas tij, të dyja mund të bashkëjetojnë.

Duke folur për protestat, kryeministri përmendi edhe të kaluarën e tij si protestues.

“Unë vij vetë nga pala e protestuesve, kam rrezikuar jetën realisht për fjalën e lirë”, deklaroi ai, duke shtuar se ekziston tundimi për të menduar se protestuesit kanë gjithmonë të drejtë dhe se qeveria është gjithmonë në gabim kur përballet me kritika.

Në fund, Rama tha se beson se situata do të përfundojë në një mënyrë të pranueshme për të dyja palët. Ai paralajmëroi gjithashtu publikimin e dokumenteve dhe të dhënave që lidhen me projektin.

“Nëse shkenca thotë që nuk duhet prekur… nuk është betejë personale. Do të publikojmë çdo gjë që kemi dhe pasqyra do të përfshijë çdo gjë të re”, përfundoi kryeministri.

Instagram Reel
Dd3z499tiOQ