Pas fotos me fashë në dorë, Selin Bollati tregon problemin shëndetësor...

Selin Bollati via Instagram
Selin Bollati via Instagram

Selin Bollati ka vendosur të flasë hapur për gjendjen e saj shëndetësore, pasi ditët e fundit shqetësoi ndjekësit me një foto ku shfaqej me fashë në dorë nga spitali.

Në një InstaStory të publikuar së fundmi, Selini u shfaq dukshëm e lodhur dhe tregoi se problemet që po kalon lidhen me mungesë të theksuar vitaminash dhe energji shumë të ulët fizike.

Ajo shkroi:

“Fytyrë e acaruar, trup me mungesë të theksuar të vitaminave, energji 2/10, puna thërret, unë i përgjigjem e kështu…”

Selin Bollati via Instagram Story

Me këtë postim, ish-fituesja e Big Brother VIP Albania la të kuptohet se ritmi i ngarkuar i përditshmërisë dhe lodhja e vazhdueshme kanë ndikuar ndjeshëm në gjendjen e saj fizike.

Pak ditë më parë, fotoja e saj me fashë në dorë kishte ngritur shumë pikëpyetje mes fansave, pasi Selini nuk kishte dhënë asnjë shpjegim konkret për atë që po kalonte. Tashmë, me reagimin e fundit, ajo duket se ka qetësuar ndjekësit duke sqaruar se bëhet fjalë për një periudhë dobësie dhe mungese energjie në organizëm.

Pas postimit, shumë fansa kanë reaguar me mesazhe mbështetjeje dhe urime për rikuperim të shpejtë ndaj Selin Bollati, e cila vazhdon të mbetet një nga personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale edhe pas përfundimit të formatit televiziv.