Jonida Maliqi është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave rozë, këtë herë për shkak të aludimeve mbi një lidhje të mundshme me Alesio Aliaj.
Shkak për këto dyshime është bërë një postim i fundit i këngëtares në Instagram, ku ajo ndau disa momente nga festa e ditëlindjes së Alesios.

Alesio Aliaj via Instagram Story
Ajo që tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve ishte fakti se Jonida e etiketoi Alesion në foto dhe e shoqëroi postimin me një zemër të bardhë një detaj i vogël, por që në rrjet u interpretua si një shenjë afrimiteti mes tyre.
Menjëherë pas publikimit të story-t, komentet dhe spekulimet nisën të qarkullonin me shpejtësi, duke ngritur pikëpyetje nëse mes dyshes ka nisur një histori romantike.
Deri në këtë moment, as Jonida dhe as Alesio nuk kanë bërë ndonjë reagim publik për të sqaruar natyrën e raportit të tyre.
Megjithatë, heshtja e tyre vetëm sa ka shtuar më shumë kureshtjen e publikut, ndërsa fansat po analizojnë çdo detaj të postimeve të fundit në rrjetet sociale.




