Pamjet shpërthejnë rrjetin! – Adi Puka ofendon Mimoza Ahmetin, rriten thirrjet për përjashtim...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Tensionet në Ferma VIP kanë arritur kulmin mes Adion Pukës dhe Mimoza Ahmetit, duke shënuar një përshkallëzim të fortë të konfliktit mes tyre.

Nga një marrëdhënie që nisi si miqësore, situata ka kaluar në debate të vazhdueshme, ku së fundmi janë përfshirë edhe fyerje të drejtpërdrejta gjatë komunikimit.

Pas pretendimeve të Adionit se ishte goditur nga Mimoza, një video e publikuar nga gazetari Olti Curri ka sjellë një tjetër këndvështrim të ngjarjes. Në pamje, ai dëgjohet duke përdorur gjuhë ofenduese ndaj saj, duke shtuar edhe më shumë tensionin rreth situatës.

“Merre se ta jap për fytyrë”. Më tej, ai ka përdorur edhe fjalën “Meçk” kundrejt saj.

Materiali pamor që dëshmon këtë ngjarje është shpërndarë nga gazetari Olti Curri.

Publikimi i këtyre pamjeve ka nxitur një valë reagimesh në rrjet, ku shumë ndjekës kërkojnë që produksioni të marrë masa disiplinore, madje duke përmendur edhe mundësinë e përjashtimit të tij nga gara.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi zyrtar i produksionit, në një moment kur presioni i publikut po rritet ndjeshëm.