E papritur në Ferma VIP! – Malbora përjashtohet nga gara, shpërthejnë reagimet...

"Ferma Vip"/Vizion Plus via Instagram
"Ferma Vip"/Vizion Plus via Instagram

Një zhvillim i papritur ka tronditur ndjekësit e Ferma VIP, duke ndryshuar rrjedhën e garës për çmimin e madh.

Konkurrentja Malbora, një nga figurat më të komentuara të këtij edicioni, është përjashtuar nga gara pas një vendimi të menjëhershëm nga produksioni. Lajmi u komunikua përmes një zarfi zyrtar, duke surprizuar si banorët brenda fermës, ashtu edhe publikun.

Sipas njoftimit, arsyeja e këtij vendimi lidhet me “shkelje të përsëritura të rregullave”, edhe pse nuk janë raportuar incidente të rënda si fjalor i papërshtatshëm apo bullizim nga ana e saj. Ky veprim tregon qartë se produksioni dhe Agai kanë vendosur të zbatojnë një qasje më të rreptë në këtë fazë të lojës.

Përjashtimi ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale. Një pjesë e fansave janë shprehur të zhgënjyer, duke e konsideruar Malborën si një nga kandidatet kryesore për finale dhe duke e parë vendimin si të padrejtë.

Nga ana tjetër, nuk kanë munguar as akuzat për standarde të dyfishta, pasi disa ndjekës pretendojnë se edhe konkurrentë të tjerë si Gresa, Adi apo Ola kanë shkelur rregullat, por nuk janë penalizuar në të njëjtën mënyrë.

Ndërkohë që debatet vijojnë, mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i Malborës pas këtij vendimi që ka ndezur diskutime të forta në publik.