Selin ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur ndjekësve për vëmendjen që partneri i saj, Gimbon, merr nga vajzat e tjera.
Gjatë një bashkëbisedimi në Instagram, një ndjekëse i shkroi Selinit se Gimbon pëlqehet shumë nga vajzat, duke shtuar me humor se shpresonte të mos ishte e vetmja që ia kishte thënë këtë.
Por duket se Selin nuk shqetësohet aspak nga komplimentet që partneri i saj merr në rrjetet sociale.
“Nuk je e vetmja, nuk më pengon as bezdis asnjë kompliment që vjen nga vajzat për Gimbon”, u përgjigj ajo.
Madje, Selin tregoi se e sheh si diçka pozitive faktin që partneri i saj konsiderohet simpatik dhe tërheqës.
“Mendoj që është super kënaqësi kur partnerin e ke simpatik dhe e aspirojnë shumë vajza, por në fund të ditës mbetet i imi. Ahahaha”, shtoi ajo, duke e shoqëruar përgjigjen me një zemër të bardhë. 🤍

Selin Bollati via Instagram Story
Me këtë reagim, Selin tregoi se vëmendja që Gimbon merr nga vajzat e tjera nuk e bën aspak xheloze. Përkundrazi, ajo duket se e përballon situatën me sportivitet, humor dhe mjaft siguri në lidhjen e tyre.




