Moza dhe Bujaka i japin fund zërave për prishje miqësie, ja çfarë ndodhi jashtë “Ferma VIP” (VIDEO)

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Vetëm pak ditë para finales së madhe të “Ferma VIP”, marrëdhënia mes Mimoza Ahmetit dhe DJ Bujakës dukej se kishte pësuar një krisje pas një debati të fortë që surprizoi ndjekësit e formatit.

Në atë periudhë, Bujaka e akuzoi publikisht Mozën se kishte cenuar miqësinë e tyre, duke bërë që raporti mes dy prej personazheve më të afërt të fermës të dukej i prishur përfundimisht.

Përplasja shkaktoi shumë reagime në rrjet, ndërsa fansat që kishin ndjekur me interes miqësinë e tyre mbetën të zhgënjyer nga situata.

Por duket se gjithçka ka qenë pjesë e tensioneve dhe emocioneve të lojës.

Vetëm një javë pas përfundimit të spektaklit, Moza dhe Bujaka janë ritakuar jashtë fermës dhe kanë treguar se kanë lënë pas keqkuptimet. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Mimoza Ahmeti ishte e pranishme në eventin e parë të organizuar nga DJ Bujaka pas përfundimit të “Ferma VIP”, duke treguar mbështetjen e saj për mikun e saj.

Ka qenë vetë Bujaka ai që ka ndarë momentin në Instagram, duke shkruar me humor: “Kush ka ardh te eventi i Bujakës”, ndërsa në video shfaqet edhe Moza mes të pranishmëve.

Ky moment ka rikthyer diskutimet mes fansave, të cilët po komentojnë se miqësia e tyre mund të ketë qenë më e fortë se përplasja që u pa në fermë.