Pas përfundimit të eksperiencës së saj si moderatore e “Ferma VIP 3”, Arbana Osmani ka lënë të kuptohet se është duke punuar për një projekt të ri televiziv, duke ngjallur menjëherë kureshtjen e ndjekësve.
Moderatorja ndodhet aktualisht në Korenë e Jugut, nga ku ka ndarë disa momente nga vizita e saj në Zonën e Çmilitarizuar (DMZ), kufiri që ndan Korenë e Jugut nga Koreja e Veriut.
Përmes InstaStory, Arbana tregoi se turi në DMZ zgjati rreth shtatë orë, ndërsa vizitorëve nuk u lejohej përdorimi i telefonave në pjesën më të madhe të itinerarit. Ajo ndau gjithashtu histori mbi familjet koreane të ndara pas luftës dhe programin televiziv të vitit 1983, i cili ndihmoi në ribashkimin e shumë prej tyre.
Moderatorja e përshkroi këtë përvojë si veçanërisht domethënëse edhe për shqiptarët.
“Një eksperiencë unike sidomos për ne shqiptarët që kemi përjetuar izolimin, arratisjet dhe komunizmin. Absolute must nëse e vizitoni Korenë.”

Arbana Osmani via Instagram Story
Por postimi që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai i fundit. Arbana publikoi një fotografi pranë kufirit së bashku me bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj, duke lënë të kuptohet se udhëtimi mund të ketë pasur edhe një qëllim profesional.
“Ia dolem të bëjmë një selfie te kufiri dhe morëm frymëzimin për projektin e radhës :).”

Arbana Osmani via Instagram Story
Kjo deklaratë ka nxitur menjëherë spekulime në rrjet, me shumë ndjekës që pyesin nëse moderatorja po përgatit një format të ri televiziv ose një reality show të frymëzuar nga përvoja e saj në Kore.
Megjithatë, Arbana Osmani nuk ka zbuluar ende detaje konkrete për projektin e ri, ndaj çdo aludim mbi formatin apo konceptin e tij mbetet, për momentin, në nivel spekulimesh.




