"Më hëngrët sot..."/Çiljeta Xhilaga shpërthen ndaj njekëses dhe i tregon të vërtetën për ndërhyrjet fizike...

Ciljeta Xhilaga via Instagram
Ciljeta Xhilaga via Instagram

Ndryshimi i dukshëm në pamjen fizike të Çiljeta Xhilagës ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj, të cilët nuk kanë nguruar të komentojnë siluetën e re të këngëtares.

Së fundmi, Çiljeta është shfaqur me një pamje ndryshe, si në rrjetet sociale, ashtu edhe në daljet e saj publike. Komplimentet kanë qenë të shumta, por bashkë me to kanë ardhur edhe pyetjet e ndjekësve se çfarë fshihet pas këtij transformimi fizik.

Këtë herë, këngëtarja ka vendosur t’u përgjigjet drejtpërdrejt, duke treguar hapur se ndryshimi lidhet me një ndërhyrje estetike.

Në një reagim në rrjetet sociale, Çiljeta ka zbuluar se i është nënshtruar liposuksionit në zonën e barkut.

Kam bërë lipo moj shoqe, kam bërë lipo barkut, kam dhe një korsetë në bark që mbaj nga halli mbas lipos, se më hëngrët sot”, shkroi ajo.

Përmes kësaj përgjigjeje, këngëtarja ka sqaruar edhe arsyen pse së fundmi është parë duke mbajtur korsetë në zonën e barkut, duke treguar se ajo është pjesë e periudhës pas ndërhyrjes.

Kështu, pas komenteve dhe pikëpyetjeve të shumta rreth linjave të saj të reja, Çiljeta ka zgjedhur ta zbulojë vetë “sekretin” e transformimit, duke i dhënë fund aludimeve.