Pas disa ditësh spekulimesh dhe diskutimesh në rrjet për raportin e Klodit dhe Elijonës, më në fund ka reaguar edhe vetë Klodian Mihaj.
Dyshimet nisën fillimisht për shkak të mungesës së daljeve të përbashkëta të çiftit, ndërsa më pas situata mori një tjetër drejtim, pasi në rrjet nisën të qarkullonin pretendime se Klodi e kishte tradhtuar Elijonën me një mashkull.
Një ditë më parë, ishte Elijona Binakaj ajo që reagoi publikisht, duke sqaruar se gjatë kësaj periudhe kishte zgjedhur të kalonte kohë me familjen e saj. Ajo kërkoi gjithashtu që të mos përfshihej në situatat dhe teoritë që po qarkullonin në rrjet.
Tashmë, ka folur edhe Klodi.
Përmes një postimi në platformën X, ai ka pranuar se mes tij dhe Elijonës ka pasur disa ditë distance, por ka kundërshtuar mënyrën se si kjo situatë është interpretuar nga ndjekësit.
Në veçanti, Klodi ka kërkuar që komentet dhe sulmet të mos drejtohen ndaj Elijonës.
“Nuk kam fol se nuk e kam pa të nevojshme shumë me u arsyetu për disa ditë distance. Ama keni fillu me urrejtje që nuk ka nevojë me u shpreh, sidomos ndaj Elit.
Keni marrë gjana jashtë kontekstit, pa ditë gjithçka për lidhjen tonë, për si i mendojmë ne gjërat si çift, edhe keni kriju teori edhe boll po më vjen keq, sidomos kur na njihni të dyve si njerëz.
Ju dua ama disa gjana po kalojnë limitet, leave Eli out of these things”, ka shkruar Klodi.
Megjithatë, në reagimin e tij Klodi nuk ka dhënë detaje konkrete mbi arsyen e distancës dhe as nuk është ndalur drejtpërdrejt te pretendimi se ka tradhtuar Elijonën.
Por një detaj i rëndësishëm bie në sy: Klodi i referohet “lidhjes tonë” dhe vazhdon ta përmendë Elijonën në kontekstin e çiftit, çka tregon se nuk ka konfirmuar një ndarje mes tyre.
Në vend që t’u përgjigjet drejtpërdrejt të gjitha aludimeve, ai ka zgjedhur të fokusohet te mbrojtja e Elijonës dhe kërkesa që ajo të lihet jashtë debatit.
Kështu, pavarësisht zhurmës së madhe në rrjet dhe akuzave të bëra ditët e fundit, pretendimi për tradhti mbetet i pakonfirmuar, ndërsa Klodi nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse akuzat janë të vërteta apo jo.




