Kush shkon në finale? Zbulohen 4 pretendentët kryesorë...

"Big Brother Vip" - Top Channel
"Big Brother Vip" - Top Channel

Gara drejt finales së Big Brother VIP Albania 5, që do të zhvillohet më 18 prill, po hyn në fazën më vendimtare, ndërsa emrat e finalistëve po bëhen gjithnjë e më të qartë.

Sipas rezultateve të fundit dhe analizave të mbështetjes së publikut, katër banorë pritet të arrijnë në finalen e madhe. Selin ka siguruar prej kohësh vendin e saj, duke u renditur mes konkurrentëve më të fortë.

Në të njëjtën linjë, edhe Miri konsiderohet tashmë si një finalist i sigurt, falë mbështetjes së vazhdueshme nga publiku.

Një tjetër emër që pritet të jetë në finale është Rogerti, i cili pavarësisht debateve të shumta në shtëpi, ka arritur të ruajë një bazë të fortë mbështetjeje.

Ndërkohë, gara më e fortë mbetet për vendin e katërt. Mes Mateos, Brikenës dhe Shëndritit, parashikimet tregojnë se Mateo ka më shumë gjasa të sigurojë biletën e fundit për në finale.

Nëse ky skenar konfirmohet, atëherë Brikena dhe Shëndriti do ta mbyllin rrugëtimin e tyre vetëm pak ditë para natës së madhe.