Fotoja që po bën bujë: a janë rikthyer bashkë Nora dhe Roberti?

Fotoja që po bën bujë: a janë rikthyer bashkë Nora dhe Roberti?

Pamjet e fundit të Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë rikthyer në vëmendje raportin mes tyre, duke ngjallur sërish kureshtjen e publikut.

Ish-çifti është parë së fundmi duke darkuar së bashku në Zvicër, në shoqërinë e një miku të përbashkët. Të dy janë dukur të qetë dhe në humor të mirë, çka ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në aludime.

Edhe pse prej vitesh i kanë dhënë fund martesës, Nora dhe Roberti kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë, kryesisht për vajzën e tyre, Renee. Ata janë parë shpesh bashkë në evente familjare apo festa, duke treguar një raport korrekt dhe miqësor.

Megjithatë, kjo dalje e fundit ka ndezur sërish diskutimet: a kemi të bëjmë me një afrimitet të ri mes tyre, apo thjesht me një raport të shëndetshëm pas ndarjes?

Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht, duke lënë hapësirë për spekulime dhe interpretime nga fansat.