Françeska Murati është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë pas publikimit të një videoje nga pushimet buzë detit, e cila ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Ish-banorja e “Big Brother VIP 3” shfaqet në video me një pamje verore, e veshur me një bikini me ngjyra, duke treguar format e saj fizike. Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e ndjekësve nuk ishte peizazhi apo stili i saj, por dekolteja.
Menjëherë pas publikimit të videos, seksioni i komenteve u mbush me pyetje dhe aludime, ku shumë ndjekës ngritën dyshime se Françeska Murati mund t’i jetë nënshtruar një ndërhyrjeje estetike në gjoks.
Komentet si “Paske bërë gjoksin?” dhe të tjera të ngjashme u shumuan, ndërsa fansat vunë re atë që sipas tyre është një ndryshim i dukshëm në pamjen e saj.
Pavarësisht interesimit të madh dhe spekulimeve që qarkulluan, Françeska Murati ka zgjedhur të mos reagojë. Ajo nuk ka dhënë asnjë sqarim publik lidhur me komentet, duke preferuar të shijojë pushimet dhe të mos i përgjigjet aludimeve që po qarkullojnë në rrjet.




