Xheneta Fetahu ka rrëfyer së fundmi detaje nga jeta e saj përpara se të bëhej pjesë e ekranit dhe botës së showbiz-it, duke treguar se nuk ka pasur kurrë turp nga puna.
Gjatë një interviste, ajo u shpreh se në kohën kur jetonte në Suedi ka bërë profesione të ndryshme dhe ka nisur gjithmonë nga zeroja.
“Nuk i kam thënë asnjëherë punës jo. Kam punuar lloj-lloj punësh të ndryshme dhe nuk kam turp t’i përmend, nga e para deri tek e fundit,” tha ajo.
Xheneta tregoi se ka punuar me të moshuarit, si kameriere në restorante dhe madje edhe si menaxhere hoteli, eksperienca që sipas saj e kanë ndihmuar të forcohet dhe të formohet si person.
“Kam punuar me të moshuarit në Suedi, kam punuar si kameriere në restorante, si menaxhere hoteli, kështu që kam bërë lloj-lloj punësh të ndryshme,” u shpreh ajo.
Ajo dha edhe një mesazh motivues për të rinjtë, duke theksuar se askush nuk duhet të ketë frikë nga punët e thjeshta apo nga fillimet e vështira.
“Çdo punë më ka bërë Xhenetën që jam sot. Gjëja më e rëndësishme është të kesh besim tek vetja, sepse nga një punë më e vogël mund të arrish tek një më e lartë,” deklaroi Xheneta Fetahu.
E pyetur për pagën e parë, ajo zbuloi se ka qenë rreth 1500 euro, duke shtuar se edhe pse pagat në Suedi janë më të larta, edhe kostot e jetesës janë shumë të mëdha.




