“Të njeh gjithë Tirana” rikthehet në vëmendje! Einxhel Shkira i përgjigjet publikisht Olës...

“Të njeh gjithë Tirana” rikthehet në vëmendje! Einxhel Shkira i përgjigjet publikisht Olës...

Një deklaratë e bërë nga Fabjola Elezaj (Ola) brenda “Ferma VIP” ka rikthyer në qendër të debatit një nga momentet më të famshme të “Big Brother VIP”, duke sjellë reagimin e drejtpërdrejtë të Einxhel Shkirës.

E prekur nga situatat dhe ofendimet në fermë, Ola u shpreh e zhgënjyer që paneli nuk reagoi aq fort ndaj rastit të saj, duke e krahasuar me bujën e madhe që pati vite më parë deklarata e Donald Veshajt ndaj Einxhelit: “Ty të njeh gjithë Tirana”.

Gjatë spektaklit “Prime”, vetë Einxhel Shkira, tashmë në rolin e opinionistes, vendosi të thyejë heshtjen dhe t’i përgjigjet publikisht këtij paralelizmi.

Duke kujtuar eksperiencën e saj në reality show, Einxheli pranoi se edhe ajo është përballur me tentativa për ta prekur në moral dhe për ta denigruar, por theksoi se diferenca qëndron te mënyra se si përballohen situatat.

Ajo nënvizoi se kurrë nuk ka kërkuar përjashtimin e kundërshtarëve apo masa ndëshkuese, pasi ka preferuar t’i përballojë debatet me argumente dhe forcë karakteri.

“Ka dashur që ajo Tirana e vogël ta njohë tamam se kush është, dhe të mos jetë më vetëm Tirana, por ta njohë gjithë Shqipëria,” – u shpreh Einxheli, në një deklaratë që mori menjëherë vëmendje në rrjet.

Me këtë reagim, opinionistja duket se i dha një mesazh të qartë Olës: betejat për imazhin dhe respektin fitohen përmes qëndrueshmërisë dhe mënyrës si përballesh me publikun dhe kundërshtarët.