"Jam në ankth": reagon Gjesti pas arrestimit...

Gjesti via YouTube
Gjesti via YouTube

Pas arrestimit që tronditi publikun, reperi i njohur Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, ka folur për herë të parë. Gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua sot me dyer të mbyllura, ku gjykata i caktoi masën e paraburgimit prej 1 muaji, fituesi i Big Brother VIP Albania ka thyer heshtjen dhe ka dhënë qëndrimin e tij lidhur me akuzat.

Ndryshe nga pamja impulsive që dha gjatë incidentit në zyrat e kompanisë menaxhuese “Onima”, Gjesti është shfaqur thellësisht i penduar para gjyqtares. Ai ka pranuar gabimin, duke shpjeguar se reagimi i tij erdhi nga një gjendje emocionale jashtë kontrollit dhe presioni i madh që po përballonte.

“Jam në ankth, kam vepruar në gjendje të afektit. I kërkoj falje gjykatës, prokurorit si dhe palës së dëmtuar,” – ka deklaruar reperi.

Ai kërkoi ndjesë të drejtpërdrejtë edhe ndaj drejtorit të “Onima” për dëmet e shkaktuara dhe kërcënimin që ka ndodhur.

Megjithatë, pavarësisht pendesës së shprehur, gjykata e vlerësoi këtë qëndrim të pamjaftueshëm për ta lënë të lirë, duke argumentuar se ekzistonte rreziku i përsëritjes së veprës. Fjalët e reperit tregojnë qartë gjendjen e rënduar psikologjike dhe ankthin me të cilin po përballet aktualisht artisti.