Së fundmi në rrjetet sociale u përhap me shpejtësi një bisedë mes Edisë dhe Juelë, ku ato ngrinin dyshime për një pëlqim të mundshëm mes Brikena dhe moderatorit të Big Brother VIP Albania, Ledion Liço. Vajzat madje ironizuan edhe gjestin e zemrës që Brikena bën shpesh me gishta drejt kamerës gjatë spektaklit.
Megjithatë, duket se këto komente nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së moderatorit. Ledion Liço zgjodhi të reagojë në mënyrën e tij, me sportivitet dhe ironi.
Në nisje të spektaklit të fundit, sapo u shfaq në skenë, ai iu drejtua ish-banorëve të ulur në panel duke bërë pikërisht të njëjtin gjest – shenjën e zemrës me gishta.
Për ta bërë situatën edhe më të qartë dhe për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt aludimeve që po qarkullonin, moderatori shtoi me humor një batutë që shkaktoi të qeshura në studio:
“Jo se do thonë dhe për ju që ju kam qejf, po ju jeni jashtë.”
Me këtë reagim plot ironi, Ledion Liço tregoi se është në dijeni të komenteve që qarkullojnë rreth spektaklit, duke i marrë ato me humor dhe duke i kthyer në një moment argëtues gjatë transmetimit live.





