Pas gjithë zhurmës që shkaktoi mesazhi i familjes në “Ferma VIP”, duket se Fabjola Elezaj nuk i ka qëndruar gjatë vendimit për t’u distancuar.
Së fundmi, ajo është parë sërish shumë e afërt me Adion, duke ndezur menjëherë dyshimet për një rikthim të raportit mes tyre.
Në pamjet e publikuara nga faqja zyrtare e spektaklit, Fabjola shihet pranë shtratit të tij, në një moment intim dhe të kujdesshëm, teksa e ledhaton, një skenë që fansat e kanë interpretuar si më shumë se shoqëri.
Ky zhvillim vjen pak kohë pasi ajo mori një këshillë të drejtpërdrejtë nga vëllai, për të shmangur lidhjet brenda formatit, çka e bën situatën edhe më kontradiktore.
Rrjeti ka shpërthyer në komente, ku një pjesë e mbështet, ndërsa të tjerë e kritikojnë për mosrespektimin e familjes.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo afërsi është thjesht një moment apo fillimi i një romance të re brenda shtëpisë.




