Mimoza Ahmeti vazhdon të jetë një nga figurat më origjinale të “Ferma VIP 3”, duke kthyer çdo moment në spektakël me stilin e saj unik.
Këtë herë, poetja ka bërë një kërkesë krejt të pazakontë drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke shkaktuar të qeshura të shumta në rrjet.
Teksa rrezikonte të humbiste një sfidë për shkak të lepujve që nuk po i gjente, Moza “aktivizoi” imagjinatën dhe i kërkoi Ramës të përdorte satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” për t’i lokalizuar nga hapësira:
“Lësho satelitin, fap, fap… kuadratoje zonën dhe gjeji!”, u shpreh ajo me humor.
Por nuk mbaroi me kaq! Ajo kaloi edhe në “nivel tjetër”, duke përfshirë e-Albania, ku kërkoi me seriozitet komik certifikata për lepujt:
“Dua shtatë certifikata lepujsh… me e-Albania, fap, fap!”
Ky monolog plot ironi, kreativitet dhe absurditet argëtues është bërë menjëherë viral, duke e konfirmuar edhe një herë Mimoza Ahmetin si një fenomen televiziv.
Publiku po e adhuron këtë anë spontane të saj, ndërsa çdo dalje e Mozës po kthehet në një moment ikonë brenda spektaklit.




